Manchester United pritet ta bëjë goditjen e madhe në afatin kalimtar të verës, duke nënshkruar me Frenkie De Jong.
Gjiganti anglez e ka bërë prioritet nënshkrimin me holandezin i cili ka qenë dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag.
Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës prej 80 milionë euro.
Katalunasit janë të gatshëm të pranojnë këtë ofertë dhe De Jong të ribashkohet me Ten Hag, tanimë në Old Traford.
Për holandezin është gati një kontratë pesë vjeçare me një pagë prej rreth 15 milionë euro në sezon.
De Jong pritet të jetë zëvendësues i Pogbas në Old Traford, me francezin që është larguar si transferim i lirë.
Sipas mediave të ndryshme në Angli e Spanjë, zyrtarizimi i holandezit te Djajtë e Kuq pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/