Telegrafi

United rivalizon Liverpoolin për talentin Ismaila Sarr

Ismaila Sarr . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Manchester United ka pasur Jadon Sanchon si prioritet për të nënshkruar, por një gjë e tillë po duket e pamundur.

Gjiganti anglez ka hasur në vështirësi për të bindur Dortmundin të heqë dorë nga ylli i tyre i madh.

BVB po kërkon mbi 100 milionë euro, shumë që United nuk është gati ta paguaj.

Kësisoj kampionët e shumëfishtë të Anglisë po shikojnë tjera alternativa për repartin ofensivë.

Talenti i madh senegalez, Ismaila Sarr është dëshira e fundit e trajnerit Solskjaer.

Për anësorin këmbëshpejtë interesim ka shfaqur edhe kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpool dhe pritet një garë e ashpër për të.

Ismaila Sarr . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

22-vjeçari iu bashkua Watfordit në verën e vitit të kaluar dhe në 28 ndeshje në elitën e futbollit anglez ka shënuar pesë gola.

Gjithsesi klubi i rënë në Championship, Watford po shpreson që të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e Sarr.

Vet lojtari i ka kërkuar klubit që të largohet pasi nuk dëshiron të qëndroj në kategorinë e dytë angleze.

Drejtuesit e United tanimë janë në bisedime me ata të Watfordit dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të ketë një marrëveshje. /Telegrafi/