Site icon Telegrafi

United rivalizon Cityn, ofron Mkhitaryanin dhe 28 milionë euro për Sanchezin

Manchester United ka kontaktuar me lojtarin e rebeluar të Arsenalit Alexis Sanchez.

Ky i fundit dukej se do të shkonte te Manchester City këtë muaj ose gjatë verës si lojtar i lirë.

Por sipas Sky Sports, trajneri Jose Mourinho ka hyrë në garën për sulmuesin kilian.

Kiliani deri më tani ka pasur 122 paraqitje për londinezët duke shënuar 60 gola

United po ofron mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan si pjesë e ofertës që përfshin edhe 28 milionë euro.

United gjatë xhirove të fundit po ka problem me sulmuesit Romelu Lukaku, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët po lëndohen shumë shpesh këtë sezon.

City, nga ana tjetër, janë të hendikepuar pas dëmtimit të rëndë të sulmuesit Gabriel Jesus, i cili pritet të zëvendësohet nga Sanchez.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë 28-vjeçari, i cili nuk është i kënaqur me rezultatet e Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version