Telegrafi

United rikthen interesimin për Bale

Manchester United ka rikthyer kokën kah Gareth Bale.

Është The Sun që shkruan se Djajtë e Kuq tashmë po bëjnë planet për janarin e vitit 2018.

Bale befasoi së fundmi një fans…

Ish-ylli i Tottenhamit ishte lidhur shumë me një kalim në Old Trafford gjatë afatit të fundit kalimtar dhe më në fund mund të arrihet një marrëveshje.

United po parashesh një super ofertë prej 90 milionë funtesh edhe për janar për uellsianin.

 

Real Madridi është gati të pranojë një ofertë të tillë duke parë Marco Asension i cili po shkëlqen dhe është gati të marrë përsipër rolin e Bale në krah.

Zidane së fundmi ka ndryshuar formacionin duke imponuar që njëri mes Benzemas dhe Bale të jetë në stol në një formacion ku Ronaldo është sulmuesi i vetëm me përkrahje të fortë nga krahët dhe mesfusha.

Bale luajti së fundmi minuta të plota në sfidën e Uellsit ndaj kombëtares së Austrisë. /Telegrafi/