Chelsea ka pësuar humbje në finalen e Kupës FA nga rivali lokal Arsenal 2-1, por londinezët mund të mbeten edhe pa njërin nga talentët e tyre me të mëdhenj.
Fjala është për sulmuesin anësor Callum Hudson-Odoi, lojtar i cili është duke u kërkuar nga Manchester United.
Talenti anglez u kërkua gjatë nga Bayern Munich, por në fund Chelsea arriti ta bind atë me një kontratë të re e cila e mbanë atë të lidhur me The Blues deri në verën e vitit 2024.
Gjithsesi lojtari pas lëndimit të pësuar nuk ka arritur pritshmëritë dhe ai tani nuk konsiderohet si i paprekur.
Nga ana tjetër Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e tij, me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që e pëlqen jashtëzakonisht shumë anglezin.
19-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Chelsean, duke shënuar tre gola e duke bërë gjashtë asistime.
Chelsea është gati të vlerësojë ofertat për anësorin e ri dhe United po përgatitet që të bëjë ofertën e parë zyrtare për reprezentuesin anglez.
Gjithsesi vlera e lojtarit në tregun e transferimeve sillet rreth 45 milionë euro, para që nuk përbëjnë problem për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/