Site icon Telegrafi

United po e humb betejën për blerjen e Boatengut

Manchester United po përballet me një betejë të humbur rreth mbrojtësit të Bayern Munichut, Jerome Boateng, në dy fronte.

E përditshmja gjermane Bild shkruan se Djajtë e Kuq janë në bisedime me bavarezët për mbrojtësin e Gjermanisë, megjithëse nuk janë të gatshëm të ndajnë 45 milionë euro.

Zhvendosja e mëtejshme e çështjes është edhe trajneri i ri i Bayernit, Niko Kovaç, i cili i ka thënë bordit se nuk dëshiron ta shes Boatengun.

Së bashku me Unitedin, gjithash edhe PSG është në kontakt me Bayernin dhe është Parisi që favorizohet nga Boateng si destinacioni i tij i ardhshëm.

Vetëm nëse United është i gatshëm të përmirësojnë pagën vjetore 15 milionë euroshe, Boateng do të konsideronte qëndrimin në Old Trafford.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Manchester United

Ndryshe, United deri më tani ka transferuar lojtarin e Shakhtar Donetskut gjersa përballet edhe me një largim të mundshëm të Paul Pogbas.

Kujtojmë se afati kalimtar për blerjen e lojtarëve në Ligën Premier përfundon të enjten (10 gusht). /Telegrafi/

Exit mobile version