Raphael Varane do të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Real Madridi.
Mbrojtësi francez ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022 dhe ende nuk ka një marrëveshje për zgjatjen e saj.
Largimi i tij nga Los Blancos në verë duket i sigurt, pasi tanimë shumë skuadra janë vënë pas tij.
Manchester United ka bërë një hap para për të nënshkruar me lojtarin, pasi sipas mediave spanjolle tanimë ka bërë ofertën e parë në drejtim të Realit për mbrojtësin.
Djajtë e Kuq kanë ofruar 46 milionë euro për Varanen, edhe pse Los Blancos duan më shumë nga shitja e francezit.
Gjithsesi United nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me francezin pasi në garë janë edhe Chelsea, Liverpool, Arsenal e Paris Saint Germain.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare me Realin, ku ka shënuar edhe dy gola.
Varane është pjesë e Los Blancos që nga vera e vitit 2011 dhe largimi i tij nga kryeqyteti spanjoll do të ndodh pas 10 viteve. /Telegrafi/