Manchester United është gati të bëj një çmenduri për transferimin e Eduardo Camavingas në verë nga Real Madridi.
Mesfushori francez është futur në vitin e dytë te Los Blancos, por ai nuk është një titullar i rregullt nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Në rast se vazhdon situata e tij në këtë mënyrë, largimi i francezit në verë duket i pashmangshëm nga Santiago Bernabeu.
Fichajes ka raportuar se Manchester United është skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e Camavingas dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të lartë financiare.
Mediumi spanjoll ka raportuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 130 milionë euro për transferimin e francezit në verë.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat për Realin, teksa ka vetëm një asistim.
Gjithsesi edhe pse është herët të flitet, United pritet të testoj Real Madridin me një ofertë të lartë për transferimin e francezit në verë. /Telegrafi/