Site icon Telegrafi

United ofron një futbollist dhe para për Payetin

Manchester United është duke kërkuar me cdo kusht të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Kësisoj ‘Djajtë e Kuq’, synojnë transferimin e yllit francez Dimitri Payet.

Anëtari i skuadrës londineze West Ham United kërkon të luaj me një skuadër më të madhe dhe United është e duhura për të.

Kësisoj United po mendon të përfshijë mesfushorin belg, Marouane Fellaini dhe një shumë parash për të arritur deri te Payet.

Mediat angleze kanë raportuar se United tashmë ka bërë gati 30 milionë euro dhe ish-anëtarin e Evertonit për West Hamin.

29-vjeçari ka shkëlqyer vitin e kaluar dhe në këtë fillim stinor në Ligën Premier duke rritur vlerën e tij.

Gjithsesi transferimi i tij në United mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version