Paul Pogba është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester Unitedin.
Pas gjashtë viteve qëndrim në Old Traford, Pogba është para një vendimi shumë të rëndësishëm, të vazhdojë kontratën me Djajtë e Kuq apo të largohet.
Real Madrid, Barcelona, Juventus e Paris Saint Germain gjithashtu janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit.
Djajtë e Kuq nuk duan ta humbin atë dhe i kanë bërë gati kontratën e re, apo thënë ndryshe kontratën e ëndrrave për të.
Daily Mail ka raportuar se Manchester United i ka ofruar Pogbas një kontratë nga e cila do të fitojë 500 mijë funte në javë.
Paga vjetore e Pogbas pritet të jetë 26 milionë funte në vit, pagë që nuk e ka asnjë futbollist në elitën e futbollit anglez.
Nëse Pogba pranon kontratën e re, atëherë do të bëhej lojtari me pagën më të lartë në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/