Telegrafi

United i ofron Ajaxit 50 milionë euro për Neresin

David Neres (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi po tenton që ta transferojë në këtë afat kalimtar yllin e Ajaxit, David Neres.

Sipas asaj që raporton Yahoo Esportes, Djajtë e kuq i kanë ofruar skuadrës holandeze 50 milionë euro për shërbimet e anësorit brazilian.

Kampioni i Eredivisie thuhet se është në bisedimet me 22-vjeçarin për kontratën e re, pasi nuk dëshiron të lejojë largimin e lojtarëve të tjerë.

Lexo po ashtu Ajaxi synon ta blindoj brazilianin Neres

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt u largua në këtë afat kalimtar, ndërsa shumë afër është të largohet edhe Donny van de Beek, që po kërkohet nga Real Madridi.

Neres në sezonin e kaluar shënoi 12 gola dhe bëri 15 asistime në të gjitha garat, ndërsa Unitedi e do me gulm transferimin e tij. /Telegrafi/