Manchester United ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ri në Ligën Premier.
Djajtë e kuq kanë si objektiv kryesor për repartin defensivë nënshkrimin me talentin Declan Rice.
Mbrojtësi qendror që luan edhe në mesfushë ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e West Ham United.
Falë ndeshjeve të mira, Rice ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Anglisë dhe ka rritur vlerën e tij.
Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, United tanimë ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të West Ham.
Për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, United ka ofruar 45 milionë euro në drejtim të klubit londinez.
Rice ka deklaruar ditë më parë se nuk është duke u nxituar për të ardhmen e tij, por mediat në Angli gjithnjë e më shumë po shkruajnë rreth kalimit të mbrojtësit në Old Traford. /Telegrafi/