Mnchester United thuhet se ka ofruar 150 milionë euro te Barcelona për të transferuar Ansu Fatin në këtë verë.
Lojtari 17-vjeçar ka shkëlqyer në këtë edicion te katalunasit, duke arritur që të luajë përkrah Lionel Messit he bashkëlojtarëve të tjerë.
Progresi i tij nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Ole Gunnar Solskjaer që po tenton me çdo kush të transferojë atë në Old Trafford.
United ofroi javë më parë 100 milionë euro për shërbimet e talentit, mirëpo ajo u refuzua nga Blaugranasit.
The Times raporton tani se klubi anglez ka ofruar 150 milionë euro për shërbimet e Ansu Fatit, mirëpo edhe tentimi i dytë është refuzuar.
Por, besohet se Barcelona po kërkon 170 milionë euro nga shitja e lojtarit he ndoshta United mund të ofrojë 20 milionë euro më shumë. /Telegrafi/