Telegrafi

United nuk heq dorë nga Varane

Skuadra nga Old Trafford dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Manchester United janë të vendosur për të pyetur Real Madridin për disponueshmërinë e tyre rreth transferimit të Raphael Varane.

Kjo pasi Jose Mourinho është i prirur për të forcuar mbrojtjen e Djajve të Kuq gjatë kësaj verë, duke e definuar si repartin më të dobët të formacionit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Manchester News Evening, Mourinho tashmë ka nënshkruar me mbrojtësin e Villarealit, Eric Bailly, por dëshiron edhe mbrojtësin e Real Madridit, i cili ka mbetur një rezervist konstant në Bernabeu.

Oferta që Manchester United mendon të drejtoj në dyert e Realit, pritet të peshoj plot 30 milionë euro. /Telegrafi/