Manchester United raportohet se nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për transferimin e Ivan Perisicit.
Siç shkruajnë mediat britanike, “Djajtë e Kuq” raportohet se vazhdojnë të këmbëngulin për blerjen e mesfushorit kroat.
Perisic prej kohësh është cak i Jose Mourinhos, por klubet akoma nuk kanë arritur marrëveshjen për transferimin e kroatit, edhe pse lojtari dëshiron kalimin në Old Trafford.
“Ivan Perisiq mbetet një temë e nxehtë për Manchester Unitedin”, shkruajnë mediet britanike. /KP/Telegrafi/