Manchester United e ka konfirmuar në krye të skuadrës trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.
Djajtë e Kuq do të synojnë në verë që ta përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes që shihet si reparti më i ndërlikuar.
Dëshira e re dhe e vjetër e United është qendërmbrojtëi anglez Harry Maguire që aktivizohet me Leicester Cityn.
Ish-kampionët e Anglisë kishin refuzuar disa herë ofertat e Unitedit për qendërmbrojtësin anglez.
Mediat angleze kanë raportuar se United nuk është dorëzuar për qendërmbrojtësin dhe synojnë transferimin e tij në verë.
Skuadra nga Old Traford synon që të ofrojë rreth 65 milionë funte për transferimin e Maguire. /Telegrafi/