Telegrafi

United aktivizon ‘faktorin’ Sterling në bisedimet me Chelsean për Mount

Manchester United po përdor Raheem Sterling si një faktor në negociatat me Chelsean për Mason Mount.

United ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për mesfushorin anglez dhe po refuzon të shkojë më lart.

Nga ana e tyre, Chelsea po kërkon 70 milionë euro për t’i ndarë rrugët me Mount dhe ka propozuar një marrëveshje prej 60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë të Man United për Mount - por nuk ka përfunduar asgjë

Por, United, duke e ditur se Mount dëshiron të bashkohet me ta, po refuzon të lëvizë.

BBC Sport raporton se United ka ngritur vlerën e Raheem Sterling verën e kaluar kur mësuan se Chelsea ishte afër transferimit të tij.

Lexo po ashtu Man Utd po pret reflektimin e Chelseat për Mason Mount

Blutë i paguan Manchester Cityt 55 milionë euro për Sterlingun, i cili kishte një vit për të përfunduar marrëveshjen e tij.

Ashtu si Sterling, Mount gjithashtu ka një vit në kontratën e tij me Blutë. /Telegrafi/