Jose Mourinho e dëshiron anësorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Manchester United është vënë kërkim të një lojtari krahu me eksperiencë, ndërsa pas dështimit të Ivan Perisic, klubi ka filluar të mendojë për alternativa tjera.
Sipas SFR Sport në listën e Mourinhos është anësori Mahrez.
Mourinho është duke provuar që ta bind kryesinë e klubit se algjeriani është zgjedhje e duhur për klubin.
Lojtari e ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga klubi, ndërsa për të janë refuzuar disa oferta, sidomos ato nga Roma. /Telegrafi/