Telegrafi

United në bisedime të avancuara me Bale

Manchester United është në ‘negociata të avancuara’ për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për të mos pasur edhe një sezon zhgënjyes sikurse i fundit.

Kështu, drejtuesit e klubit dhe trajneri Jose Mourinho synojnë transferimin e yllit uellsian, Bale.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon edhe tri transferime për të kompletuar Unitedin

Sipas mediumit Manchester Evening News, Bale është një objektiv parësor i transferimeve për Djajtë e Kuq për verën e dytë të njëpasnjëshme.

Raporti thekson se një marrëveshje mund të arrihet përfundimisht midis klubeve, por Bale do të ketë fjalën përfundimtare nëse ai do të shkojë në Old Trafford.

Më parë këtë javë, agjenti i Bale, Jonathan Barnett citohet të ketë thënë për ESPN FC: “Gareth do të flasë me trajnerin e Real Madridit (Julen Lopetegui) dhe do të shikojë çfarë të bëjë”.

Lexo po ashtu Perezi e urdhëron Lopeteguin t'i largojë pesë yje prej Realit

28-vjeçari është nën kontratë me kampionët evropianë deri në vitin 2022, por përballet me konkurrencë për një vend me spanjollët Isco dhe Marco Asensio.

Cristiano Ronaldo tashmë e ka lënë Madridin këtë verë, ashtu siç ka bërë para disa muajsh edhe trajneri Zinedine Zidane, duke filluar epokën e ndryshimeve te Los Blancos. /Telegrafi/