Anderson Talisca po shkëlqen në kampionatin turk.
Mesfushori me tipare sulmuese i huazuar te Besiktasi ka rënë në sy të Manchester Unitedit.
Kjo e fundit është e interesuar për ta sjell brazilianin, klauzola e të cilit është 21 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Futbollisti 23-vjeçar gjatë këtij stinori për kampionin turk ka realizuar dhjetë gola në 18 paraqitje në të gjitha garat.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të mbetet në huazim edhe për një vit te ‘Shqiponjat’ apo do të largohet për në ndonjë klub të madh evropian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ar981pWpSmw