Telegrafi

United mund të ofrojë 100 milionë funte për Balen

Jose Mourinho edhe pse tha është e pamundur që të arrihet te ylli i Real Madridit, Gareth Bale, klubi i Manchester United pritet të bëjë ofertën

Sipas The Sun, oferta do ta kap shifrën e 100 milionë funteve .

Ditë më parë trajneri i United, Jose Mourinho, kishte thënë se është e pamundur të blihet ky lojtar, siç duket anglezët nuk janë dorëzuar për lojtarin.

Ish futbollistit të Tottenhamit mund t’i ofrohet një pagë shumë e lartë me 500 mijë funte në javë.

Oferta duket serioze dhe Real Madridi dhe Bale mund ta shqyrtojnë. /Telegrafi/