Manchester United ka mposhtur Arsenalin në sigurimin e shërbimit të talentit holandez.
E përditshmja sportive holandeze, Voetbal International ka raportuar se adoleshenti 16-vjeçar ka vendosur ti bashkohet me Manchester United.
Tahith Chong ishte pjesë e akademisë së Feyenoordit në vitet 2009/10 ndërsa ka luajtur edhe për U-17 e Kombëtares së Holandës.
Holandezi cilësohet me aftësitë që luan me dy këmbë dhe mund të paraqitet në dy krahët e mesfushës së Unitedit. /Telegrafi/