Manchester United po ka probleme të mëdha këtë edicion në repartin e mbrojtjes.
Djajtë e Kuq janë të interesuar për ta përforcuar repartin defensivë, ndërsa Raphael Varane është futur në listën e dëshirave të tyre.
Mbrojtësi francez gjithashtu nuk është duke kaluar momente të mira te Reali dhe e ardhmja e tij tek mbretërit nuk është e sigurt.
United prej kohësh e dëshirojnë transferimin e francezit ndërsa gjatë janarit pritet të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të tij.
Sipas mediave angleze dhe atyre spanjolle, gjiganti anglez është gati të ofrojë rreth 65 milionë euro për Varanen.
27-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019 kur iu bashkua nga Lensi për 10 milionë euro.
Gjithsesi interesim për francezin ka shprehur edhe Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/