Site icon Telegrafi

United mendon për Carvalhon

Manchester United është vënë në kërkim të një mesfushori qendror dhe si duket e ka gjetur atë në Portugali.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat protugeze, ku e përditshmja ‘Abola’, ka shkruar se Man United ka filluar bisedimet me Sporting Lisbonën për mesfushorin William Carvalho.

United është i gatshëm që të shpenzojë para në verë, ndërsa Carvalho ka kërkuar largimin në fund të stinorit.

Gjithnjë sipas kësaj medias, ‘Djajtë e Kuq’, janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e Carvalhos në ‘Old Traford’.

Lojtari ka edhe oferta tjera të rëndësishme si nga Arsenal, Atletico Madrid dhe Milan, por në fund mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet. /Telegrafi/

Exit mobile version