Telegrafi

United me mega ofertë për Draxlerin

Mesfushori me tipare sulmuesi i pëlqen shumë trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Manchester United ka bërë një ofertë prej 30 milionë funte për sulmuesin e Wolfsburg, Julian Draxler,

Sipas Daily Star, Jose Mourinho është i prirur për të nxitur mundësitë e tij për të arritur te mesfushori me tipare sulmuese.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kjo pasi i pëlqen shumë lojtari e gjermanit 22-vjeçar edhe pse kishte një sezon për të harruar me Wolfsburg.

Megjithatë, transferimi i ish-lojtarit i Schalke varet shumë edhe nga Henrikh Mkhitaryan, i cili nëse transferohet te ‘Djajtë e Kuq’ atëherë Draxler mund të shikoj ndonjë mundësi tjetër. /Telegrafi/