Manchester United është duke llogaritur në ndihmën e madhe të Paul Pogbas për të fituar garën për yllin e Atletico Madridit, Antonine Griezmann.
The Sun shkruan se Jose Mourinho e ka bërë francezin synimin e tij numër një për verën e ardhshme.
Dhe portugezi llogarit shumë në ndihmën e bashkëkombasit të Griezmannit, Paul Pogbas, i cili këtë verë kaloi te United për shumë rekorde prej 120 milionë eurosh.
Griezmann është treguar deri tash i përkushtuar ndaj Atleticos, por një kalim te United ka qenë gjithmonë në letër. /Telegrafi/