Telegrafi

United – Leicester, notat e ndeshjes (Foto)

Manchester United ka mposhtur me spektakël kampionin në fuqi Leicester City.

Me të përfunduar ndeshja, portali i njohur ‘Who Scored’, ka publikuar edhe notat e futbollistëve që janë aktivizuar.

Kështu me notën më të madhe është vlerësuar mesfushori francez, Paul Pogba që shënoi golin e parë këtë edicion me Unitedin (8,6).

Përveç francezit notë të mirë morën edhe Daley Blind që bëri dy asistime dhe Juan Mata që shënoi një gol të bukur dhe asistoi tek i riu Rashford.

Ndërkohë dështimi i kësaj ndeshje ishte mesfushori algjerian Riyad Mahrez, që u notua me 5,5, ndërsa pas tij dëshpëroi edhe Robert Huth e Jamie Vardy. /Telegrafi/

Blind dhe Pogba ishin më të mirët për Djajtë e Kuq.