Telegrafi

United kthehet te Grealish, gati oferta e majme për Aston Villën

Jack Grealish . (Photo by Matt Dunham/Pool via Getty Images)

Manchester United është shumë afër ta kompletojë transferimin e mesfushorit holandez Donny Van de Beek.

Mediat në Angli dhe Holandë kanë raportuar se Djajtë e Kuq pritet gjatë kësaj jave të zyrtarizojnë mesfushorin holandez.

Por United nuk do të ndalet me kaq, pasi synimi tjetër për mesfushën është Jack Grealish.

Në fakt mesfushori i Aston Villës është një dëshirë e kamotshme e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer që e kërkoi edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Jack Grealish . (Photo by Andrew Boyers/Pool via Getty Images)

Vet mesfushori i talentuar i ka dhënë përgjigje pozitive Unitedit për një kalim të mundshëm në Old Traford.

Por tani Djajtë e Kuq pritet të fillojnë bisedimet me Aston Villën për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Grealish.

The Sun raporton se kampioni i shumëfishtë i Anglisë është duke bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro për anglezin.

24-vjeçari arriti ta shpëtoj Aston Villën nga rënia në Championship, ku këtë edicion në 41 ndeshje zyrtare shënoi 10 gola dhe bëri tetë asistime. /Telegrafi/