Manchester United janë të interesuar të bëjnë ofertë prej 100 milionë funte për mesfushorin e Tottenhamit, Dele Alli.
Daily Express shkruan se edhe Real Madrid po ashtu duan të bëjnë të njëjtën gjë.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane e pëlqen shumë lojtarin, por United do t’i bëjë rivalitet.
Një punëtor i afërt e me agjentin Jorge Mendes, ka thënë se United e do Allin.
“Manchester United janë duke e vëzhguar ën gjashtë muajt e fundit Dele Allin. Ai është objektivi numër 1 i tyre, por Spurs duan 100 milionë funte për të”.
Alli do të behej dyshe e frikshme në Paul Pogba në Manchester United. /Telegrafi/