Cristiano Ronaldo ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit prej Real Madrid gjatë kësaj vere.
Manchester United, Paris Saint-Germain, Monaco dhe disa klube kineze raportojnë se po ndjekin yllin portugez, për të cilin thuhet se i kanë ndarë 180 milionë euro.
CR7 u pyet nga disa gazetarë rreth mundësisë së largimit prej madrilenëve, ai pati një përgjigje të shkurt, transmeton Telegrafi.
Ylli i Real Madridit u përgjigj “Asgjë nuk është e pamundur”.
Ronaldo këtë vit fitoi kurororë të dyfishtë me Realin, duke u shpall kampion në La Liga dhe Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/