Site icon Telegrafi

United këmbëngul për blerjen e Varanes

Manchester United është i gatshëm të paguajë shuma të majme të parave për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

“Evening Standar” i Londrës shkruan sot se ylli i madrilenëve është një ndër lojtarët e preferuar të shefit ekzekutivit të ekipit, Ed Woodward – dhe ka punuar me menaxherin Jose Mourinho në të kaluarën.

Ky i fundit është i gatshëm ta bëjë francezin, mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, nëse mund ta bindë Madridin ta shesë.

United gjithashtu po kërkojnë shërbimet e Toby Alderweireldit të Tottenhamit, po kjo lëvizje do të bëhet nëse dështojnë me kampionin e botës për klube dhe kombëtare.

Theksojmë se futbollisti kishte punuar me trajnerin aktual të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, sa ishte ky i fundit shef shtabit teknik të ‘mbretërve’.

Lexo po ashtu Van Dijk: Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë në botë, preferoj Varanen

Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësime të futbollistëve, transfermarkt.de, vlera aktuale e lojtarit kap shifrat e 80 milionë eurove.

Theksojmë se Varane deri më tani ka pasur 151 paraqitje për Realin dhe ka shënuar vetëm dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version