Romelu Lukaku do të përfundojë sot transferimin nga Manchester United në Inter, pasi Djajtë e Kuq kanë pranuar ofertën prej 75 milionë eurove.
Duke marrë parasysh se sot është dita e fundit e afatit të kalimtar në Angli duket se United nuk ka një zëvendësim adekuat për belgun.
Por, mediat angleze njoftuan se në vend të shtatgjatit, United ka katër alternativa dhe i pari është sulmuesi i Atletico Bilbaos, Inaki Williamsin, i cili dukej si një opsion i përshtatshëm sepse transferimi nuk do të kërkonte negociata të ashpra, por do të zgjidhej duke aktivizuar klauzolën e shitjes prej 88 milionë eurove.
Gjithashtu është shkruar edhe sulmuesin me përvojë polak të Bayern Munichut, Robert Lewandowskin, por duket thjesht e pamundur që të bëhet një transferim spektakolar.
Daily Mail, megjithatë, pretendon se United është distancuar nga Williams dhe se ata janë të kënaqur me sulmuesit tjerë që i kanë në ekip.
Ndryshe, Djajtë e Kuq kanë lënë mundësinë që të rihapë negociatat me Juventusin për Mario Mandzukicin ose t’i drejtohen veteranit spanjoll, Fernando Llorente, i cili është akoma pa klub që kur i mbaroi kontrata me Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/