Manchester United po mendon në përforcimet e reja gjatë afatit kalimtar të verës.
Djajtë e Kuq kërkojnë të sjellin lojtarë të rinj në radhët e veta, të cilët do të bëjnë diferencën gjatë vitit të ardhshëm.
Jose Mourinho tashmë po kërkon shërbimet e mesfushorit brazilian të Benficës, Anderson Taliscas, i cili është i huazuar te Besiktas.
Futbollisti ditë më parë ka nënshkruar një kontratë të re me portugezët dhe klauzola e largimit është 25 milionë euro.
Por, sipas portalit portugez A Bola skuadra angleze është e gatshme të ndajë rreth 40 milionë euro për lojtarin.
Megjithatë, Besiktas ka të drejtën e blerjes së lojtari për 22.5 milionë euro deri më datën 30 Prill, pasi që deri më tani për dy vjet huazimi ka paguar pesë milionë sosh.
Lojtari këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe katër asistime te skuadra turke ndërsa së fundi ka marrë një ftesë nga ekipi kombëtar i Brazilit. /Telegrafi/