Alexis Sanchez u bashkua me Interin në verën e vitit të kaluar me shumë bujë.
Por rikthimit i tij në Itali nuk ka qenë ai më i miri, pasi kiliani është përballur me shumë probleme sa i përket lëndimeve.
31-vjeçari ka luajtur vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë.
Interi e ka mundësinë e blerjes së futbollistit në fund të sezonit, por nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Djajtë e Kuq duke parë se nuk kanë oferta të tjera, janë të gatshëm ta lënë edhe për një vit në huazim kilianin.
Tani është në duart e trajnerit Antonio Conte nëse do të ketë dëshirë të vazhdojë të punojë me Sanchezin.
Nga ana tjetër edhe skuadra tjetër e madhe italiane Roma ka shprehur interesim për huazimin e lojtarit. /Telegrafi/