Bastian Schweinsteiger do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori gjerman do të përfitojë rreth 10 milionë euro për prishjen e kontratës nga ‘Djajtë e Kuq’, pasi një gjë e tillë iu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit.
Por kampioni i botës me Gjermaninë, nuk do të mbetet pa klub pasi karrierën do ta vazhdoi në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sipas medieve gjermane, Schweinsteiger do ka arritur marrëveshje me skuadrës amerikane Chicago Fire.
Chicago i ka ofruar një kontratë tri vjeçare Schweinsteigerit me gjashtë milionë euro në stinor.
Si duket oferta nga Fire e ka bindur gjermanin që t’i bashkohet elitës së futbollit amerikan. /Telegrafi/