Telegrafi

United insiston për transferimin e Sanchesit

Manchester United nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket transferimeve.

Gjiganti anglez synon të përforcohet në repartin e mesfushës dhe janë në ndjekje të portugezit, Renato Sanches.

Sanches nuk ka arritur të gjejë hapësirat e duhura tek Bayernit dhe pritet largimi i tij nga kampionët e Gjermanisë.

Sipas medieve angleze, Jose Mourinho e vlerëson shumë yllin portugez dhe po tenton transferimin e tij në ‘Old Traford’.

‘Djajtë e Kuq’ kanë gati një ofertë prej 35 milionë eurove për transferimin e Sanchesit në Ligën Premier.

Në garë për lojtarin mbetet edhe gjiganti italian Milan. /Telegrafi/