Telegrafi

United heq dorë nga Morata

Manchester United i ka dhënë fund ndjekjes së sulmuesit, Alvaro Morata dhe ka tashmë një marrëveshje me Lukakun.

Sipas Marca, konfirmimi i medieve angleze se Lukaku po shkon të ribashkohet me Mourinhon e ka lënë jashtë radarit Moratan.

United dhe Los Blancos kanë qenë seriozisht të involvuar në negociatat për 24 vjeçarin për disa javë.

Një ofertë prej 60 milionë euro ishte bërë për lojtarin, edhe pse kampionët e Spanjës refuzuan që të pranojnë një ofertë të tillë dhe tash si duket marrëveshja ka kolapsuar. /Telegrafi/