Telegrafi

United heq dorë nga kërkimi i Balet

Bale (Getty Images)

Manchester United thuhet se refuzoi mundësinë që të flas me Real Madridin rreth Gareth Bale.

Zinedine Zidane nuk dëshiron që ta ketë në dispozicion edhe sezonin e ardhshëm në Santiago Bernabeu.

Djajtë e Kuq kanë qenë një kohë të gjatë të lidhur me katër herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

Gareth Bale (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Megjithatë, ESPN thotë se sulmuesi është konsideruar shumë i vjetër nga shefi i transferimeve të Unitedit, Ed Woodward.

Me moshën 29-vjeçare, futbollisti nuk i përshtatet profilit që anglezët po kërkojnë në këtë afat kalimtar të transferimeve, meqë klubi ka në shënjestër talentët dhe lojtarët premtues.

Ndryshe, Bale është raportuar se mund të përfundojë edhe në ish-klubin Tottenham Hotspurs apo në PSG. /Telegrafi/