Manchester United është duke u interesuar për transferimin e Hakan Calhanoglus.
Mesfushori ofensivë turk është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion me Milanin.
26-vjeçari në tetë sfidat e para ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime, duke qenë ndër lojtarët kryesorë të klubit italian.
Kontrata e tij me Rossonerët skadon në verën e vitit 2021 dhe ai tanimë ka marrë disa oferta shumë interesante.
Gjiganti anglez Manchester United është duke tentuar ta bind atë me një pagë dyfish më të lartë se sa fiton te Milani.
Djajtë e Kuq kanë gati një kontratë pesë vjeçare për turkun me pagë vjetore prej pesë milionë eurove në sezon.
United po synojnë që me një ofertë prej tetë milionë euro në janar ta bindin Milanin të heqë dorë nga lojtari.
Nga ana tjetër Milan është duke tentuar ta bind turkun me një kontratë të re, por nëse ai refuzon kontratën e re atëherë Rossonerët do ta shesin në janar pasi në verë Calhanoglu mund të largohet si futbollist i lirë. /Telegrafi/