Telegrafi

United gati ofertën për Ibrën

Klubi francez, PSG deri tash ka marrë vetëm një ofertë për sulmuesin e tyre, Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez në fund të këtij sezoni pritet te largohet nga kampionët e Francës.

Ish-futbollisti i Ajaxit, Barcelonës, Interit dhe AC Milan është duke u kërkuar nga disa klube evropiane përfshirë Manchester Unitedin.

Sipas mediave francez, e vetmja ofertë që ka ardhur në adresë të PSG për Ibrahimoviqin është nga Mancheester United, ndërkohë, që thuhet se edhe lojtari pëlqen transferimin në “Old Trafford”. /Telegrafi/