Andrea Belotti edhe pse është në pushime mendon për të ardhmen e tij.
Sipas Mirror, sulmuesi i Torinos ndodhet në Ibiza së bashku me bashkëshorten e tij, Giorgia, por me mendje te afati kalimtar.
Gjithnjë sipas kësaj gazete futbollisti është kontaktuar nga drejtuesit e Manchester United dhe Arsenal, ku ata që kanë avantazhin janë ‘Djajtë e Kuq’ të Jose Mourinho, të cilët janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të Zlatan Ibrahimovic.
Duke parë se bisedimet për Moratan janë frenuar dhe Griezmann nuk mund të vijë te Manchester United, Belotti është alternativa më e mirë.
Edhe Daily Express i konfirmon bisedimet, ku sipas tyre Djajtë e Kuq janë gati të prezantojnë në zyrat e Torinos një ofertë prej 70 milionë funte.
Kjo shifër mund ta tundojë pak Cairon, edhe pse ky i fundit këmbëngul se Belotti do të largohet nëse paguhet klauzola prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/