Sergio Reguilon është rikthyer në Real Madrid pas huazimit një vjeçar te Sevilla.
Mbrojtësi i majtë spanjoll ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira edicionin e fundit me klubin andaluzian.
23-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje në të gjitha garat ku shënoi tre gola dhe bëri pesë asistime.
Ai arriti që me Sevillën ta fitoj edhe Ligën e Evropës, duke qenë njëri nga lojtarët më meritor.
Por te Real Madridi lojtari nuk ka vend dhe pritet largimi i tij, pasi Zidane i beson dyshes Marcelo – Mendy për krahun e majtë.
Manchester United është futur tani në garë për transferimin e lojtarit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer e dëshiron atë.
Sipas medieve angleze dhe atyre spanjolle, Djajtë e Kuq kanë gati 25 milionë euro për transferimin e tij.
Gjithsesi United për ta transferuar Reguilonin, duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit, Napolit dhe Tottenhamit për lojtarin. /Telegrafi/