Philippe Coutinho nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij te Barcelona.
Mesfushori brazilian ende nuk është bërë i rëndësishëm për katalunasit dhe shumë lehtë mund të largohet nga Camp Nou.
Lojtari mund të largohet në drejtim të Anglisë, ku Manchester United po kërkon shërbimet e tij.
E përditshmja katalunase, Mundo Deportivo ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë filluar negociatat tanimë me agjentin e lojtarit.
United dëshiron që fillimisht të arrijë një marrëveshje personale me lojtarin pastaj me klubin.
Gjithnjë sipas të përditshmes katalunase, Djajtë e Kuq janë gati të tentojnë transferimin e Coutinhos për një shumë prej 150 milionë euro.
Në rast se ndodh një transferim i tillë, atëherë për Coutinhon do të ishte rikthim në Ligën Premier pasi më parë ka luajtur për Liverpoolin.
Interesim për mesfushorin brazilian ka shfaqur edhe gjiganti francez PSG. /Telegrafi/