David De Gea pritet të largohet nga Manchester United.
Portieri spanjoll nuk ka qenë në formën më të mirë këtë edicion dhe është kritikuar mjaftë shumë në Angli.
Problemi tjetër është se spanjolli nuk ka pranuar rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Kësisoj United pritet ta nxjerrë në shitje De Gean gjatë afatit kalimtar të janarit që mos të largohet si i lirë në verë.
E duket se United ka gjetur zëvendësuesin e spanjollit në kampionatin anglez.
Fjala është për portierin e Kombëtares së Anglisë dhe të Evertonit, Jordan Pickford.
24-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në dy vitet e fundit si me Evertonin ashtu edhe me Kombëtaren angleze.
Falë paraqitjeve të mira Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë shumë për ta sjellë atë në Old Traford.
Mirror shkruan se oferta e Unitedit në drejtim të Evertonit pritet të jetë 70 milionë euro për portierin anglez.
Në 12 ndeshje këtë edicion të zhvilluara në Ligën Premier, Pickford tri herë ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/