Telegrafi

United e ka prioritet, transferimi i Cody Gakpos në Old Traford bëhet gjithnjë e më i mundshëm

Cody Gakpo vazhdon të jetë njëri nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, ende pa u hapur atë.

Sulmuesi holandez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me PSV Eindhoven dhe është bërë objektiv i top klubeve evropiane.

Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Manchester United, Milan, Juventus e Bayern Munich janë vënë pas yllit holandez.

Por gjiganti anglez Manchester United vazhdon të mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Gakpos.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag e pëlqen shumë lojtarin dhe mediat në Holandë kanë raportuar se transferimi i Gakpos në Old Traford po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

23-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 16 të tjerë në 22 ndeshje zyrtare këtë edicion.

Gakpo thuhet se ka pranuar transferimin te Manchester United pasi dëshiron të punojë me trajnerin Ten Hag.

Tani i mbetet dy klubeve të gjejnë marrëveshje, me PSV që synon të fitojë mbi 45 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/