Telegrafi

United i gatshëm të ofrojë 130 milionë euro për dyshen e Real Madridit

Manchester United nuk ka arritur që këtë vit të luftojë për titullin e kampionit në Angli.

‘Djajtë e Kuq’, kanë mbetur mbrapa dhe duan të ndërtojnë një skuadër konkurruese për vitin e ardhshëm.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Anglia, United është duke tentuar dy yjet e Real Madrid.

Mesfushori Toni Kroos dhe mbrojtësi Raphael Varane janë në listën e ‘Djajve të Kuq’.

Toni Kroos mund t’i kushtojë Manchester Unitedit 80 milionë euro /Getty Images

Madje mediat angleze kanë shkuar aq larg sa kanë shkruar edhe për shumën që United mendon të ofrojë për këta dy futbollistë.

Për gjermanin kampioni i shumëfishtë mendon të ofrojë 80 milionë euro, ndërsa 50 të tjera për mbrojtësin Varane.

Edhe pse është e vështirë që Kroos dhe Varane të largohen nga Real Madrid, mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ do të binden nga kjo ofertë. /Telegrafi/

Raphael Varane duke festuar një gol me fanellën e Real Madrid /Getty Images