Telegrafi

United duhet të risë ofertën për Perisicin

Manchester United ka kontaktuar sërish Interin gjatë të hënës për Ivan Perisicin.

Megjithatë, sipas Sky Sport Itaila sërish nuk është gjetur një pajtueshmëri mes klubeve.

Kroati dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos në Old Trafford, por Interi ka arritur të përmbushë objektivat e Fair Play Financiar dhe nuk ka presion ta shesë lojtarin.

Sipas Sky, United ka vazhduar negociatat dhe ka rritur ofertën e parë që ishte 40 milionë euro.

Sidoqoftë, kjo nuk mjafton që Nerazzurët ta shesin lojtarin dhe nuk duan të dëgjojnë për shuma nën 50 milionë euro plus bonuse.

Spalletti dëshiron ta shfrytëzojë Perisicin për ekipin e tij dhe pronarët e Suning do ta shesin kroatin vetëm nëse përmbushen kërkesat e tyre. /Telegrafi/