Telegrafi

United dhe PSG në garë për Matuidin

Blaise Matuidi (Foto: Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Juventusi po mendon shitjen e Blaise Matuidit në këtë afat kalimtar, pas transferimit të Aaron Ramseyt dhe Adrien Rabiotit.

Mesfushori francez thuhet se është bërë cak i skuadrave si, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, derisa Zonja e Vjetër po e planifikon shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Corriere di Torino, lojtari 32-vjeçar do të shitet nga kampioni i Serie A-së, në mënyrë që ta financojë transferimin e Christian Eriksenit.

Blaise Matuidi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Djajtqë e kuq e duan transferimin e fituesit të Kupës së Botës, por vetëm nëse Paul Pogba e kompleton transferimin te Real Madridi.

Nga ana tjetër, skuadra nga qyteti i Parisit po tenton t’i marrë shërbimet e Matuidit, që shihet si zëvendësues i Rabiotit që kalojë më parametra zero në Torino.

Francezi mund të rikthehet në Parkun e Princa, pasi aty kishte luajtur nga viti 2011 deri më 2017, para se ta kompletonte kalimin në Allianz Stadium. /Telegrafi/