Telegrafi

United dhe PSG konkurrojnë për nënshkrimin e Matuidit

Blaise Matuidi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi po përballet me konkurrencë të fortë nga Paris Saint-Germaini për nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Blaise Matuidi.

Le Parisien bën të ditur se 32-vjeçari ka tërhequr interesimin e ish-klubit të tij, vetëm dy vite pasi u transferua te kampioni i Serie A.

Blaise Matuidi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Unitedi është klubi më i interesuar për shërbimet e francezit, mirëpo ai mund të zgjedhë që të kthehet në Paris, ku i ka kaluar gjashtë vite të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blaise Matuidi

Ai i ka zhvilluar afro 300 ndeshje me PSG-në gjatë viteve 2011-2017 duke e fituar katër herë titullin e Ligue 1.

Pas transferimeve të Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, si lojtarë të lirë, Matuidi është tepricë në mesfushën e Juventusit. /Telegrafi/