Victor Lindelof është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.
Anëtari i skuadrës portugeze, Benfica është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion.
E kjo ka bërë që për të interesim të shfaqin skuadrat më të mëdha evropiane.
Së fundmi në garë për të janë futur gjigantët, Manchester United dhe Juventus.
Benfica e vlerëson lartë yllin e saj dhe për ta lënë të lirë kërkon së paku 30 milionë euro.
Suedezi 22-vjeçar gjithashtu është objektiv edhe i Milanit në Serie A. /Telegrafi/